Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë.
Çmimi final konfirmohet vetëm në momentin e rezervimit.
Ju lutemi na kontaktoni përpara pagesës.
VJENA
Kryeqyteti perandorak i Europës, i njohur për pallatet madhështore si Schönbrunn dhe Hofburg, arkitekturën monumentale të Ringstrasse, Operën e famshme dhe kulturën elegante të kafeneve. Destinacion ideal për dashamirës të historisë, muzikës klasike dhe stilit aristokratik.
Bratislavë
Kryeqyteti sllovak me një qendër të vogël e të bukur historike. Kalaja mbi qytet ofron pamje panoramike të Danubit, rrugicat mesjetare janë perfekte për kafe dhe shëtitje. Atmosferë e qetë, ideale për një ditë relaksi dhe foto magjike.
Fluturimet:
Nisja: Tiranë → Viene 13:50 – 15:30
Kthimi: Bratislavë → Tiranë 17:45 – 19:25
- Takimi me guiden ne Auroport – Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës – Transferte drejt Pallatit te Schönbrunn -Vizitë në Pallatin Schönbrunn (vizitë e jashtme dhe mundësi për hyrje opsionale), një nga rezidencat më të rëndësishme perandorake në Austri. -Në vazhdim, Transferte dhe akomodimi në hotel. Kohë e lirë për pushim. -Mbrëmje e lirë.
-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit -Fillon vizita e plotë panoramike ne pedonalen e qytetit me guidë shoqëruese, duke vizituar: •Opera Shtetërore e Vjenës (vizitë e jashtme) •Katedralja e Shën Stefanit (Stephansdom) •Rrugët kryesore Graben dhe Kärntner Strasse •Pallati Hofburg (vizitë e jashtme) •Parlamenti Austriak •Bashkia e Vjenës (Rathaus) •Burgtheater -Mbrëmje e lirë.
-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit -Check-out. -Nisja drejt Bratislavës -Vizitë me guidë në qytet, duke përfshirë: •Kalaja e Bratislavës •Qyteti i Vjetër (Old Town) •Porta e Shën Michael •Sheshi kryesor -Kohë e lirë për shëtitje dhe fotografi. -Në vazhdim, Transferte drejt aeroportit.
1. Programi i udhëtimit mund të ndryshojë në rastet e mëposhtme: * Ndryshimi i orareve të nisjes dhe mbërritjes nga kompania ajrore. * Disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshon nga ajo e parashikuar. * Vonesa të shkaktuara nga trafiku ose qëndrime të gjata gjatë ndalesave. Shoferi i autobusit ka orar pune të përcaktuar ligjërisht. 2. Nëse krevati nuk do të jetë dopjo, do të vendosen dy krevat teke të bashkuar. 3. Akomodimi në dhomë single ka pagesë ekstra në varësi të hotelit. 4. Për fëmijët 0–1.99 vjeç, çmimi i paketës është 130 euro. 5. Për rezervim, nevojitet **50% parapagim** dhe pjesa tjetër 10 ditë para nisjes. 6. Pagesa e bërë është e pakthyeshme. 7. Agjencia nuk mban përgjegjësi për ndryshime të programit për shkak të kushteve atmosferike apo forcave madhore. 8. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye dokumentacioni, espuls, etj. 9. Nëse udhëton person nën 18 vjeç pa prind, kërkohet prokurë e noterizuar (dy kopje). 10. Pasaporta duhet të ketë të paktën 3 muaj vlefshmëri në datën e kthimit. 11. Ndryshimet e orareve të fluturimit do të njoftohen në kohë reale. 12. Përzgjedhja e vendeve në avion bëhet rastësisht në check-in online; vendet specifike kanë kosto ekstra. 13. Çmimet dhe disponueshmëria e muzeumeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve lokale mund të ndryshojnë dhe janë përgjegjësi e operatorëve lokalë. Klienti do të lajmërohet për çdo ndryshim përpara realizimit të shërbimit. 14. Hotelet e përfshira në këtë program janë ekonomikë dhe zakonisht të vendosura në një distancë prej **1 deri në 5 km nga qendra e qytetit**. Emrat e hoteleve do të njoftohen së paku 7 ditë para nisjes së turit.