Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
SHËNIM I RËNDËSISHËM
Çmimet janë dinamike dhe mund të ndryshojnë.
Çmimi final konfirmohet vetëm në momentin e rezervimit.
Ju lutemi na kontaktoni përpara pagesës.
VJENA
Kryeqyteti perandorak i Europës, i njohur për pallatet madhështore si Schönbrunn dhe Hofburg, arkitekturën monumentale të Ringstrasse, Operën e famshme dhe kulturën elegante të kafeneve. Destinacion ideal për dashamirës të historisë, muzikës klasike dhe stilit aristokratik.
Fluturimet:
Nisja: Tiranë → Bratislavë 08:40 – 10:25
Kthimi: Bratislavë → Tiranë 12:25 – 14:05
-9-11, 16-18, 23-25 29-31 Tetor
-5-7, 19-21, Nentor
26900 All Dhoma treshe / Personi
28900 All Dhoma dyshe / Personi
3-5 ,13-15 ,17-19 Dhjetor
29900 All Dhoma treshe / Personi
31900 All Dhoma dyshe / Personi
29 Nentor - 01 Dhjetor - 35900 All Dhoma treshe / 37900 All Dhoma dyshe - Personi
27-29 Dhjetor - 39900 All Dhoma treshe / 42900 All Dhoma dyshe - Personi
- Takimi me guiden ne Auroport – Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar të Bratisllaves -Transferte drejt hotelit (lëmë bagazhet) -Nisemi drejt qendrës historike --Fillon vizita e plotë panoramike ne pedonalen e qytetit me guidë shoqëruese, duke vizituar: •Opera Shtetërore e Vjenës (vizitë e jashtme) •Katedralja e Shën Stefanit (Stephansdom) •Rrugët kryesore Graben dhe Kärntner Strasse •Pallati Hofburg (vizitë e jashtme) •Bashkia e Vjenës (Rathaus) •Burgtheater -Mbrëmje e lirë.
-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit -Nisemi drejt Pallatit te Schönbrunn --Vizitë në Pallatin Schönbrunn (vizitë e jashtme dhe mundësi për hyrje opsionale), një nga rezidencat më të rëndësishme perandorake në Austri. -Më pas vazhdojmë drejt Belvedere Palace, i cile është një kompleks barok i shekullit XVIII, dikur rezidencë verore e princit Eugen të Savojës. Sot është muze arti dhe një nga atraksionet më të bukura të Vjenës. - Më pas vazhdojmë drejte kishes Votive -Mbrëmje e lirë nën sugjerimet e guidës.
-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit -Check-out -Transferta drejt Bratisllaves. -Vizite te kalaja e Bratisllaves -Vizite ne zonen historike te Qytetit -Transferta drejt aeroportit.
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.