Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Turizmi në këtë qytet ka dy pika të rëndësishme e të frekuentuara shpesh nga turistët, fshatrat Voskopojë e Dardhë.
Driloni ndodhet 5 km në lindje të Pogradecit, pranë fshatit turistik të Tushemishtit në të cilin ndodhen edhe burimet e tij. Rrugicat, urat prej druri, mjelmat, rosat, dhe pëllumbat plotësojne më së miri këtë skenë përrallore. Në Parkun e Drilonit mund të shijoni një shëtitje me varkë duke vështruar edhe me nga afër mjelmat.
Nisja nga Tirana ne oren 06:00 te terminali pas pallatit të sportit Asllan Rusi Ndalesë për kafe gjatë rrugës. Vizitë për rreth 45 minuta në Parkun Kombëtar të Drilonit. Mbërritja në fshatin turistik piktoresk të Voskopojës. Shëtitje në fshat për të shijuar ambjentin fantastik që natyra e Voskopojës ofron, shoqëruar me shumë foto. Kohë e lirë për argëtim dhe konsumimim e drekës me produkte bio të vendit në një nga restorantet më të mira të zonës. Vazhdojmë udhëtimin për në Korcë. Shëtitje e lirë dhe pushim në Korcë 1 orë, vizitojmë katedralen, pazarin e vjetër, kullën Red etj. Kthimi në Tirane më një ndalesë gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë dhe Durrës në darkë rreth orës 21:00.