Monaco-Nice-Milano-Sanremo 2 dite

Monaco-Nice-Milano-Sanremo 2 dite

  • 2 Days
  • Max People : 100
  • Wifi Available
  • 13-14 ; 15-16 Tetor
  • Min Age: 18
Description

Zbuloni magjinë e Mesdheut në një udhëtim dyditor që përfshin elegancën e Monakos, bregdetin e artë të Nices, hijeshinë italiane të Sanremos dhe hijen urbane të Milanos. Një përvojë intensive, e pasur me kulturë, pamje mahnitëse dhe përjetime unike!

 

Monaco

 

  • Është vendi i dytë më i vogël në botë, pas Vatikanit.

  • I njohur për Kazino Monte-Carlo, Grand Prix dhe luksin ekstrem.

  • Ka më shumë milionerë për metër katror sesa çdo vend tjetër në botë!

Nice

 

  • Pjesë e rivierës franceze, me një nga shëtitoret më të famshme: Promenade des Anglais.

  • Picasso dhe Matisse kanë kaluar vite të tëra duke u frymëzuar nga drita dhe ngjyrat e Nice-s.

  • Ka mbi 300 ditë me diell në vit – perfekt për pushime!

Sanremo

 

  • I njohur si “Qyteti i Luleve” për shkak të klimës dhe festivaleve florale.

  • Është shtëpia e Festivalit të Sanremos, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

  • Ka një shëtitore detare super të qetë dhe romantike, ideale për mbrëmje relaksuese.

Milano

  • Është kryeqyteti i modës dhe dizajnit në Itali (dhe botë!).

  • Duomo di Milano mund të ngjitesh në tarracë dhe të shohësh gjithë qytetin.

  • Shtëpia e Leonardo da Vinci-t dhe pikturës së famshme Darka e Fundit.

Price Includes
Bileta e avionit vajtje-ardhje
Akomodimi në qendër të Sanremo (1 natë)
Mëngjesi në hotel
Transfertat dhe shëtitjet sipas programit
Guidë shoqëruese shqiptare gjatë gjithë turit
Price Excludes
Taksa e qytetit

Travel Styles

Cultural
Nature & Adventure
Activities
Festival & Events
Special Interest
Itinerary

Dita e Parë –Nice, Monaco Takimi me guidën në aeroportin e Nice. Fillojme me vizitën e qytetit të Nice. Vizitat përfshijnë: Promenade des Anglais, një bulevard i gjatë përgjatë detit për shëtitje relaksuese. Vieux Nice, lagjja historike me rrugicat e kalldrëmta dhe tregun e famshëm Cours Saleya. Colline du Château, një park që ofron pamje mbresëlënëse mbi qytet. Place Masséna, një shesh elegant dhe i gjallë, i rrethuar nga ndërtesa neoklasike. Vijojmë me Monaco dhe Monte Carlo: Vizitat përfshijnë: Shkëmbi i Monakos dhe Pallati i Princit, me pamje panoramike të jashtëzakonshme. Lungomare Albert I dhe pistat e famshme të garave të Formula 1-shit. Sheshi i Kazinos, ku ndodhet kazinoja ikonike dhe hotelet luksoze. Kohë për foto dhe eksplorim të qytetit.

Dita e Dytë – Sanremo, Milano Zgjimi dhe mëngjesi në hotel Vizitë në qytet në Sanremo: Rrugët e famshme të Sanremos, duke përfshirë Corso Matteotti, i njohur për dyqanet elegante dhe atmosferën e gjallë. Teatri Ariston, i famshëm për Festivalin e Këngës Italiane (Sanremo). Kasinoja e Sanremos, një ndërtesë historike me arkitekturë të shkëlqyer. Villa Nobel, rezidenca e Alfred Nobel-it, tani një muze interesant. Përfundojmë turin ne Milano: zemra e Italisë moderne dhe vendi i artit e historisë Vizitojme katedralen Duomo, një nga katedralet më mahnitëse në botë dhe Galeria Vittorio Emanuele. Kthimi për në aeroport.

Location
From €279
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
€279
WhatsApp