Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
-Verona
Qytet romantik me histori romake dhe arkitekturë elegante. I njohur si qyteti i Romeos dhe Julietës, Verona ofron sheshe të bukura, rrugica karakteristike dhe monumente mbresëlënëse si Arena di Verona dhe Casa di Giulietta.
-Bolzano
Qytet alpin në zemër të Dolomiteve, ku ndërthuren kultura italiane dhe austriake. I rrethuar nga male dhe vreshta, Bolzano është baza ideale për eksplorimin e natyrës alpine.
-Lago di Carezza
Liqen i vogël me ujë smerald, i famshëm për reflektimin spektakolar të maleve përreth. Një nga vendet më të fotografuara në Dolomite.
-Ortisei
Qytezë piktoreske alpine me shtëpi tradicionale dhe pamje mahnitëse malore. Atmosferë e qetë dhe shumë elegante.
Santa Cristina Valgardena
Fshat i vogël malor me panorama të hapura dhe natyrë të pastër alpine – ideal për ndalesa fotografike.
Lago di Braies
Një nga liqenet më ikonike të Italisë, me ujë turkez dhe male dramatike përreth. Pika më mbresëlënëse e udhëtimit.
Ky program kombinon romancën e Veronës me bukurinë spektakolare të Dolomiteve dhe liqeneve alpine.
●Mbërritja në Aeroportin e Veronës • Nisemi me autobus/minibus drejt Bolzanos (~1h30). * Gjatë rrugës, mund të shijoni panoramën që kalon nga fushat e Veronës në male alpine spektakolare. ● Bolzano – Qyteti Alpin * Qytet i rrethuar nga male dhe vreshta * Qendër e pastër dhe elegante, me arkitekturë që përzien stilin italian dhe austriak * Sheshi kryesor Piazza Walther dhe rrugicat me kalldrëm ● Vizitë në Lago di Carezza * Liqeni më i fotografuar i zonës, me ujë smerald dhe reflektim të maleve Catinaccio * Shëtitje panoramike rreth liqenit (~30–40 minuta) * Atmosferë e qetë dhe romantike – ideale për fotografi ● Akomodim në Bolzano ●Darkë tradicionale tiroleze
● Ortisei – Val Gardena * Qytezë piktoreske alpine * Shtëpi me ballkone me lule, dyqane artizanale druri * Pamje spektakolare të maleve * Shëtitje e qetë në qendër dhe ndalesa për foto ● Santa Cristina * Fshat malor i vogël dhe shumë i qetë * Pamje panoramike dhe livadhe alpine * Ndalesë fotografike ● Lago di Braies – Liqeni Ikonik * Një nga liqenet më të bukura dhe të famshme në Dolomite * Ujë turkez me male dramatike përreth * Mundësi për ecje buzë liqenit dhe foto me varka druri * Momenti “wow” i udhëtimit ●Kthim në Bolzano ●Darkë e lirë në qendër
●Paradite në Bolzano * Shëtitje në qendër dhe vizitë tek Piazza Walther * Opsionale: vizitë në Museion – Museum of Modern and Contemporary Art ●Transfer në Verona dhe tur panoramik * Arena di Verona – Amfiteatër romak 2000-vjeçar * Casa di Giulietta – Shtëpia e Julietës, simboli i dashurisë * Shëtitje në qendër historike ●Transfer në Aeroportin e Veronës * Nisja për në Tiranë ● Përfshirë në paketë: * Biletat e avionit - Transport me autobus/minibus privat gjatë gjithë udhëtimit * 2 netë akomodim në Bolzano * Shoqërim gjatë vizitave dhe ndalesave panoramike