BARCELONA 2 DITE 2 NETE ME GUIDE

0 Review
Description

Barcelona – qyteti i dritës, artit dhe detit! 

Nga rrugicat mesjetare të Barri Gòtic, te arkitektura fantastike e Gaudí-t si Sagrada Familia dhe Park Güell, Barcelona kombinon historinë, kulturën dhe atmosferën mesdhetare. Shijoni tapas, shëtitje buzë detit dhe pamje panoramike që lënë pa frymë. 

 

Oraret e Fluturimit:

05:55 – Nisja nga Tirana-----08:35 – Mbërritja në Aeroportin i Barcelones

09:20 – Nisja nga Barcelona-----11:55 – Mbërritja në Tiranë

Datat e udhetimit:
8-10, 15-17, 22-24 Nentor
6-8, 13-15, 20-22 Dhjetor

25900 All dhoma treshe /Personi
27900 All dhoma dyshe /Personi

* Data 30 Nentor- 2 Dhjetor*

29900 All dhoma Personi

 

Price Includes
Biletat vajtje- ardhje
Cante shpine deri ne 8 kg
Akomodimi ne hotel
Shoqeruesi i grupit
Check In online
Price Excludes
Transport dhe transfertat sipas programit
Taksa lokale e hotelit
Itinerary

-Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Barcelonës. -Mbërritja në Aeroportin Barcelona El Prat. -Transferimi drejt hotelit dhe lënia e bagazheve. -Vizitat e ditës 1. Lagjja Barceloneta Shëtitje në lagjen e famshme bregdetare të Barcelonës, pranë plazhit dhe portit. 2. Akuariumi i Barcelonës & Porti i Vjetër Vazhdojmë drejt zonës së Portit të Vjetër, një nga zonat më të këndshme për shëtitje pranë detit. 3. Monumenti i Kristofor Kolombit Një nga monumentet më të njohura të qytetit, i vendosur pranë hyrjes së bulevardit La Rambla. 4. Bulevardi La Rambla Shëtitje përgjatë rrugës më të famshme të Barcelonës, e njohur për atmosferën e gjallë dhe ndërtesat historike. 5. Lagjja Gotike Vazhdojmë në zemër të qytetit të vjetër, mes rrugicave mesjetare dhe shesheve karakteristike. 6. Sheshi Sant Jaume Një nga sheshet historike më të rëndësishme të Barcelonës. 7. Ura e Peshkopëve Një nga pikat më karakteristike dhe më të fotografuara të Lagjes Gotike. 8. Katedralja e Shën Eulalisë Vizitë në Katedralen e Barcelonës, një nga monumentet kryesore të qendrës historike. 9. Sheshi i Katalonjës Përfundimi i shëtitjes në një nga sheshet kryesore dhe më të gjalla të Barcelonës. -Vizitë mbrëmjeje – Shatërvani Magjik i Montjuïc Në mbrëmje, nisemi drejt Shatërvanit Magjik të Montjuïc, ku mund të shijojmë spektaklin e ujit, dritave dhe muzikës. -Pas përfundimit të vizitës, kthimi në hotel.

Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit. Më pas nisemi për të vizituar disa nga atraksionet më të famshme të Barcelonës dhe kryeveprat e arkitektit Antoni Gaudí. -Vizitat e ditës 1. Sagrada Família Nisja e ditës nga simboli më i famshëm i Barcelonës dhe kryevepra e Antoni Gaudí-t. 2. Parku Güell Vazhdojmë drejt parkut të famshëm të Gaudí-t, i njohur për arkitekturën shumëngjyrëshe dhe pamjet panoramike mbi qytet. 3. Casa Milà – La Pedrera Më pas zbresim drejt Bulevardit Passeig de Gràcia dhe vizitojmë nga jashtë një nga ndërtesat më të njohura të Gaudí-t. 4. Bulevardi Passeig de Gràcia Shëtitje përgjatë një prej bulevardeve më elegante të Barcelonës, i njohur për markat prestigjioze, dyqanet dhe arkitekturën karakteristike. 5. Hotel Majestic Ndalesë pranë një prej hoteleve historike dhe më të njohura të këtij bulevardi. 6. Casa Batlló Një tjetër kryevepër e Gaudí-t dhe një nga ndërtesat më të veçanta të Barcelonës. -Kthimi në hotel. -Mbrëmje e lirë, me mundësi për të shijuar restorantet, baret, tapas-et ose jetën e mbrëmjes në Barcelonë, sipas sugjerimeve të guidës.

-Check-out -Transferimi për në aeroport -Fluturimi nga Barcelona për në Tiranë

FAQs

Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.

Reviews

0/5

Not Rated
From 0 review
Excellent
0
Very Good
0
Average
0
Poor
0
Terrible
0
No Review
You must log in to write review
From 27.900,00 Lek
Tour Start Date
{{ start_date_html }}
Tour End Date
{{ end_date_html }}
Last Booking Date
{{ last_booking_date_html }}
Start Date
{{start_date_html}}
Guests

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}
from
27.900,00 Lek
0 Review
WhatsApp