Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
🇮🇹 ROME – Qyteti i Përjetshëm
Një destinacion ku historia dhe bukuria takohen në çdo hap. Nga madhështia e Koloseut dhe Romës së lashtë, tek romantika e Fontanës së Trevit dhe eleganca e shesheve historike, Roma të ofron një eksperiencë unike mes artit, kulturës dhe jetës tipike italiane.
☀️ Rrugica plot sharm, arkitekturë ikonike dhe shije autentike italiane e bëjnë Romën një qytet që nuk vizitohet vetëm — por përjetohet.
✨ Një udhëtim në Romë është një takim me historinë, emocionet dhe magjinë e Italisë.
Oraret e Fluturimit:
09:00– Nisja nga Tirana-----10:25 – Mbërritja në Aeroportin e Romes
21:45 – Nisja nga Roma-----23:15 – Mbërritja në Tiranë
|-Mbërritja & transferimi në qendër Pas uljes në aeroport (Fiumicino/Ciampino), transferim me tren/bus drejt qendrës së Romës. Zakonisht zgjat rreth 30–50 min. Zbritja e rekomanduar: zona Termini / qendra historike. 🏛 13:30 – 15:30 | Koloseu & Roma Antike Fillojmë me simbolin e qytetit: Koloseu (foto dhe shpjegim historik) Forumi Romak (nga jashtë) Harku i Konstandinit Kjo zonë të jep ndjesinë e fuqisë së Perandorisë Romake – monumente gjigante dhe histori në çdo hap. ⛪ 15:45 – 16:45 | Fontana di Trevi & Panteoni Shëtitje në këmbë në zemër të Romës: Fontana di Trevi – hedh monedhën për t’u kthyer sërish në Romë ✨ Panteoni – një nga ndërtesat më të ruajtura nga Roma e lashtë Rrugica tipike italiane për foto dhe shëtitje 🍝 17:00 – 18:00 | Darkë e shpejtë italiane Kohë për të shijuar: Pasta, pizza romane ose gelato Një pushim i shkurtër për të marrë energji Zona ideale: afër Piazza Navona ose Panteonit. 🌅 18:15 – 19:00 | Piazza di Spagna Spanish Steps Atmosferë elegante, dyqane, sheshe plot jetë Moment perfekt për foto dhe shëtitje të fundit. Nisja drejt aeroportit