Napoli-Sorrento-Salerno (Guide 4 Ditore)

  • 0 Wishlist
  • Start Time: 00:00
  • Duration: 4H
  • Italy
Description

Programi me detajet qe ndiqen gjate udhetimit:

DITA E PARE:
-Fluturimi nga Tirana për në Napoli. Nisja në orën 10.30. Mberritja në Napoli në orën 11:05.Transferta për në Hotel.
-Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 11:10. Mberritja në Bari në orën 12:15. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa.
-Sistemimi në Hotel. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. 
-Mberrijme ne Napoli dhe akomodohemi ne hotel.

DITA E DYTE:

-Konsumojme mengjesin në hotel.
-Transferta për në port. 
-Nisja me traget për në Ishullin Kapri. 
-Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. 
-Kthimi me traget në Sorrento. 
-Akomodohemi ne hotel.

DITA E TRETE:

-Konsumojme mengjesin në hotel.
-Shëtitje në këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj. 
-Nisja për në Positano me Autobus. Mberritja sipër Positanos.  (Kujdes, Autobuzi nuk lejohet të zbresë në qendër, Zbritja bëhet në këmbë.) 
-Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti. Nisja per ne Amalfi me anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
-Vazhdohet udhëtimi për në Salerno me Autobus. Mberritja në Salerno: shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. 
-Akomodohemi në hotel.

DITA E KATERT

-Konsumojme mengjesin ne hotel.
-Transferta për në Aeroportin e Napolit. Fluturimi Napoli - Tiranë. Nisja nga Napoli në orën 12.25. Mberritja në Tiranë në orën 13.40.
-Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Bari - Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.50. Mberritja në Tiranë në orën 00.45.

Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi me avion Tiranë - Napoli - Tiranë ose Tiranë - Bari - Tiranë
2. Udhëtimi me traget  Sorrento - Kapri.
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
4. Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
5. Mëngjeset në Hotele.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm(Nese deshironi te perfshini me shume bagazh,duhet te paguani extra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Detaje te rendesishme qe duhet ti keni parasysh:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.

Location

From €339
Start Date
{{start_date_html}}
Start Time:
{{time}}

Extra prices:

({{type.price_type}})
{{type.price_html}}
({{type.price_type}})
{{ type.price }}%
{{ formatMoney(type.price) }}
  • {{total_price_html}}
  • {{pay_now_price_html}}

Selectours Verified

Member Since May 2022

from
€339
WhatsApp