Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
-Takimi me guidën në aeroport -Fluturimi Tiranë – Budapest -Mbërritja në Budapest -Transferimi drejt qytetit -Check-in në hotel -Shëtitje në Váci utca, rruga kryesore me dyqane dhe kafene -Mbremje e lire
-Fillimi i vizitave të ditës së dytë -Vizitë në Sinagoga e Rrugës Dohány -Vizitë në Bazilikën e Shën Stefanit -Shëtitje dhe foto në Urën e Zinxhirëve – Chain Bridge -Vizitë në pjesën historike të Budës -Kalaja e Budës -Bastioni i Peshkatarëve -Vizitë te Parlamenti Hungarez -Rikthim ne Hotel -Ne mbremje Lundrim me anije ne Danup
-Check-out nga hoteli -Vizite ne New York Café -Vizitë te Sheshi i Heronjve -Vizitë te Kalaja Vajdahunyad ( aty do kem mundesi te shikojme dhe statujen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu ne Budapest) -Vizitë opsionale në Banjat Termale Széchenyi -Nisja drejt aeroportit -Fluturimi Budapest – Tiranë -Mbërritja në Tiranë
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.