Need Selectours Help?
Mailing List
Sign up for our mailing list to get latest updates and offers.
Lago di Carezza – Liqeni i Përrallave
Një nga liqenet më të bukura të Dolomiteve, i rrethuar nga pyje dhe male madhështore. Në dimër, dëbora krijon një peizazh magjik, ideal për fotografi dhe momente të paharrueshme.
Carezza Dolomites – Një eksperiencë mes maleve
Ngjitje me teleferik drejt panoramave spektakolare të Dolomiteve! Male të mbuluara me dëborë, ajër i pastër alpin dhe mundësi për të shijuar një pije të ngrohtë apo një drekë tradicionale mes natyrës.
Bolzano – Qyteti me atmosferë alpine
Një qytet plot elegancë, ku kultura italiane ndërthuret me atë austriake. Shëtitje në qendrën historike, sheshe karakteristike, ndërtesa shumëngjyrëshe dhe atmosferë festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve.
Verona – Qyteti i Dashurisë
Një nga qytetet më romantike të Italisë! Do të zbulojmë Arenën madhështore, Piazza Bra, rrugën elegante Via Mazzini, ballkonin e famshëm të Zhuljetës dhe sheshet historike Piazza delle Erbe e Piazza dei Signori.
Datat:
- 6-7, 13-14, 19-20 Dhjetor
Cmimi:
- 19900 Leke/P dhoma Treshe
- 21900 Leke/P dhoma Dyshe
- Takimi me guiden ne Auroport. - Fluturimi – Mbërritja në Aeroportin e Verones -Nisja me autobus drejt Dolomiteve, duke shijuar gjatë rrugës peizazhet e mrekullueshme alpine. -Vizitë në Lago di Carezza një nga liqenet më të famshme të Dolomiteve, i rrethuar nga pyjet dhe majat madhështore të Latemar-it. -Shëtitje pranë liqenit, sipas kushteve të motit. -Kohë e lirë për fotografi dhe për të shijuar peizazhin dimëror. -Transferim drejt zonës malore Carezza, ku do të kemi mundësinë të ngjitemi me teleferikun König Laurin dhe të shijojmë pamjet spektakolare të Dolomiteve. - Panorama të maleve të mbuluara me dëborë. - Kohë e lirë për fotografi dhe aktivitete në dëborë. - Mundësi për drekë në një restorant tradicional alpin. - Vazhdojmë udhëtimin drejt Bolzanos, një qytet piktoresk ku ndërthuren kultura italiane dhe ajo austriake. - Shëtitje në Piazza Walther. - Vizitë në qendrën historike. - Kohë e lirë për kafe, suvenire dhe atmosferën festive gjatë periudhës së Krishtlindjeve. - Pas përfundimit të vizitave, transferim drejt hotelit në Verona. - Sistemimi në dhoma dhe kohë e lirë për pushim ose për të shijuar mbrëmjen në qytet. -
-Kohë e lirë për konsumimin e mëngjesit dhe përgatitja për nisje. -Vizitë me guidë në Verona (në këmbë) Verona, qyteti i dashurisë dhe historisë romake, ofron një qendër të mrekullueshme historike: Arena e Veronës – amfiteatri romak, simbol i qytetit Piazza Bra – sheshi kryesor Via Mazzini – rruga elegante e dyqaneve Shtëpia e Zhuljetës – ballkoni i famshëm i historisë së Romeos & Zhuljetës Piazza delle Erbe – zemra mesjetare e qytetit Piazza dei Signori Transferim drejt Aeroportit te Verones – Arritja në aeroport dhe përgatitja për fluturim
Programi i udhëtimit mund të pësojë ndryshime në rastet e mëposhtme: Nëse kompania ajrore ndryshon oraret e nisjes ose të mbërritjes. Nëse oraret apo disponueshmëria e vizitave opsionale ndryshojnë nga ato të parashikuara. Rezervimi dhe akomodimi Nëse dhoma nuk disponon krevat dopio, akomodimi do të realizohet në dy krevate teke të bashkuara. Akomodimi në dhomë teke (single) ka pagesë shtesë, në varësi të hotelit ku do të qëndrohet. Për konfirmimin e rezervimit kërkohet parapagimi i 50% të vlerës. Pjesa e mbetur duhet të paguhet jo më vonë se 10 ditë përpara nisjes. Pagesa e kryer është e pakthyeshme. Dokumentacioni dhe përgjegjësitë Agjencia nuk mban përgjegjësi për vonesat në mbërritje apo ndryshimet në program që shkaktohen nga kushtet atmosferike ose raste të tjera të forcës madhore. Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat që nuk lejohen të kalojnë kufirin nga autoritetet përkatëse për shkak të mungesës së dokumentacionit, dëbimit (ekspulsit) apo arsyeve të tjera ligjore. Personat nën 18 vjeç që udhëtojnë me njërin prind ose pa prindërit duhet të pajisen me prokurë të noterizuar në dy kopje. Pasaporta duhet të ketë të paktën 6 muaj vlefshmëri në datën e kthimit nga udhëtimi. Fluturimi Për çdo ndryshim të orareve të fluturimit nga kompania ajrore, udhëtarët do të njoftohen në kohë reale. Vendet në avion caktohen në mënyrë rastësore gjatë check-in-it online. Përzgjedhja e një vendi specifik ka kosto shtesë, në varësi të fluturimit. Aktivitetet opsionale Çmimet dhe disponueshmëria e muzeve, ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera lokale mund të ndryshojnë. Ato përcaktohen nga operatorët lokalë që ofrojnë këto shërbime. Për çdo ndryshim në çmim, orar ose disponueshmëri, klienti do të njoftohet përpara realizimit të shërbimit.