Need Selectours Help?
Список рассылки
Подпишитесь на нашу рассылку, чтобы получать последние обновления и предложения.
Nisja nga Tirana, pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi, prapa Pallatit të Sportit Asllan Rusi në orën 06:30. Vazhdojmë udhëtimin drejt Tepelenës ku do të bëjmë një ndalesë për konsumimin e mëngjesit dhe kafe. Më pas nisemi drejt Sarandës ku do të vizitojmë një nga plazhet e saj dhe do të kemi kohë të lirë për plazh dhe konsumim drake. Pasdite rreth orës 17.00 vazhdojmë drejt hotelit për të kryer akomodimin. Mbrëmja është e lirë për konsumimin e darkës dhe shëtitjen në qytet duke pyetur dhe marrë sugjerimet e guides.
Konsumimi i mengjesit ne hotel me pas nisemi drejt Butrintit, vizite ne Butrint. Nisja për në Ksamil ku do të keni kohën e lirë per te vizituar Ksamilin dhe konsumimin e drekes, me pas vazhdojme per ne hotel mbremje e lire ne Sarande. Kthimi per ne Tirane me ndalesa pergjate bregdetit ku do te vizitojme,bregdetin e Dhermiut. Ndalojme per dreke ne Llogara. Me pas nisemi drejt Vlores ku do konsumojme nje kafe te shpejt ne Lungo Mare. Mberritja ne Tirane ne mbremje.
-Konsumimi i mëngjesit dhe vazhdimi i udhetimit drejt Syrit të Kaltër – burimi magjepsës që të lë pa frymë. -Kohe per te shijuar kete mrekulli natyrore dhe nisja drejt Gjirokastres . -Vizitë në Gjirokastër, qyteti i gurtë i cili eshte pjesë e UNESCO-s , dhe kohe e lire per konsumimin e drekes në qytet. -Nisja drejt Durresit dhe Tiranës . Kthimi ne oret e mbremjes .